Koloneli Sami Neziri i ka cilësuar të pavërteta pretendimet e Clash Report dhe VisionerGeo, dy faqe lajmesh online në Turqi dhe Gjeorgji, se Shqipëria ishte të dielën pikënisje e dornëve detarë që goditën luftanijen ruse Mercury në brigjet e Libisë. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Neziri tha se edhe teknikisht është e pamundur që të niseshin dronë nga Shqipëria për të sulmuar anijen ruse në Libi. LEXO edhe...Atentati në Fier, Havari për Report Tv: Grupet mafioze nuk harrojnë edhe hakmarrja ngelet! Berisha ujk i vjetër,që ka goditur rëndë demokracinë Kjo pasi sipas tij, duke qenë se distanca është rreth 800 kilometra larg, është e vështirë që dronët të mos pikaseshin gjatë udhëtimit për në brigjet e Libisë. Reagimin e Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes së Shqipërisë, Neziri i ka cilësuar krejt normale, për të mos dhënë asnjë lloj hapësire për të spekuluar. “Jemi në epokën e dezinformimit. Këto kanë qenë 2 platforma, nuk është se ka pasur njoftime nga agjenci lajmesh prestigjoze, që i referohen edhe vendet, ose agjenci të tjera të lajmeve. Dy platforma dixhitale që merren me luftën, me gjeopolitikën, por në këtë rast ka qenë lajm tërësisht i pavërtetë. Kjo është bërë më parë se Presidenti Zelensky të japë komunikatën, që merr përsipër goditjen e anijes ruse. Kështu që edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme, edhe i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, ka qenë tërësisht normal për të mos dhënë asnjë lloj hapësire për të spekuluar. Shqipëria edhe teknikisht po ta marrësh, është e pamundur që të nisësh dronë me qindra kilomentra larg dhe të godasësh një anije luftarake, që pavarësisht se është e tipit korvet, klas korvet, ka qenë një nga anijet më moderne. Pra me sistem vëzhgimi, me radarë, me kapacitete për të goditur deri te nëndetëset, deri në helikopterë në bord. Pra një anije shumë moderne, e ndërtuar 3-4 vite më parë, e futur në përdorim. Ka bërë rreth 5 vite për t’u ndërtuar dhe rreth 2 vite testim. Unë besoj se duhet parë Libia”, tha mes të tjerash Neziri. Më pas gjatë fjalës së tij, Neziri argumentoi se dronët që goditën anijen ruse mund të jenë lëshuar nga baza të caktuara që ndodhen në Libi. Ai theksoi se Ukraina ka zgjeruar gjeografinë e goditjes së aseteve ruse, teksa theksoi se territori i Libisë, nga ai dyshon se është kryer sulmi, është i ndarë në disa ‘vatra’ influencash të ndryshme. “Nuk është hera e parë që Ukraina godet asetet ruse. E ka zgjeruar gjeografinë e goditjes së aseteve ruse. Një nga arsyet se përse Ukraina i godet është pikërisht fakti se Rusia përdor flotën hije, ose anijet tregtare, për të bërë transport ose të naftës, ose të materialeve. Libia, pas rënies së Gadafit, në 2011 pasoi lufta civile dhe në 2014-ën Libia është ndarë në 2 pjesë. Është pjesa perëndimore, që kontrollohet nga qeveria e unitetit kombëtar dhe mbështetet kryesisht nga vendet e Europës Perëndimore dhe kemi Lindinë me qendër në Tripoli. Kemi Libinë Lindore me qendër në Bengazi që kontrollohet nga ushtria kombëtare libiane. Kjo mbështetet drejtpërdrejtë nga Rusia. Nga Rusia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara. Por më shumë është përdorur nga Rusia. Rusia e ka përdorur si bazë ushtarake. Të nisësh 800 kilometra... Unë të thashë që kjo ka qenë një anije shumë moderne dhe është shumë e vështirë që dronët të nisen nga qindra kilometra larg dhe ta godasin. Unë mendoj se është përdorur një platformë nga bazat në Libi dhe mbi platformë kanë qenë dronët”, shtoi ai. R.Xh/ReportTv.al dronë studio live lufta ukraine rusi Libi Sami Neziri Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71% Protesta 23% Asnjëra 6% Vota total: 2528 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

