Lajme Zone
Goditi me armë sportive një person për motive të dobëta, pranga 49-vjeçarit në Mallakastër
SportABC News Albania

Goditi me armë sportive një person për motive të dobëta, pranga 49-vjeçarit në Mallakastër

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një 52-vjeçari në Ballsh, e ka kanosur me armë sportive dhe më pas e ka goditur me qytën e saj.

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një 52-vjeçari në Ballsh, e ka kanosur me armë sportive dhe më pas e ka goditur me qytën e saj.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është denoncuar nga 52-vjeçari, i cili ka deklaruar se shtetasi i kishte hyrë në banesë, e kishte kanosur dhe e kishte goditur me një send të fortë.

Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia arrestoi A. T., 49 vjeç, banues në fshatin Panahor, Mallakastër. Nga veprimet e para hetimore, policia dyshon se 49-vjeçari, për motive të dobëta, ka hyrë në banesën e 52-vjeçarit në Ballsh, e ka kanosur me një pistoletë sportive dhe e ka goditur me qytën e armës.

Gjatë veprimeve hetimore, arma sportive u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, pasi dyshohet se mbahej pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet mallakasterpolicia