Ndryshon ligji për emergjencat civile. Qeveria synon një riorganizim të sistemit të mbrojtjes civile nw rast tw zjarreve,pwrmbytjeve apo twrmeteve duke zgjeruar kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile por edhe duke shtuar detyrat e bashkive.
Në draftin e hedhur për konsultim parashikohet që bashkitë të kenë më shumë përgjegjësi për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore, si dhe akordojnë ndihmë financiare për shtetasit e dëmtuar nga fatkeqësitë e ndodhura në territorin e tyre.
Sipas projektligjit dëmet në rast të një fatkeqësie përballohen fillimisht nga bashkitë përmes fondit të dedikuar për mbrojtjen civile në rast se vlera e kompensimit kalon 8% të buxhetit të bashkisë atëherë kompesimi i kalon agjensisë kombëtare për mbrotjen civile. Brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e ligjit, bashkitë duhet të kryejnë vlerësimin e risqeve në territor dhe të hartojnë dokumentin përkatës. Në të njëjtin afat duhet të krijojnë edhe bazën e të dhënave për humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë.
Po ashtu një detyrim për bashkitë do të jetë edhe hartimi dhe rishikimi i strategjisë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë.
Përgjegjësia e bashkive shtrihet edhe te sistemet e mbrojtjes nga zjarri, rrugët rurale, vendet e strehimit, rezervat ushqimore, infrastruktura e ujitjes dhe kullimit, si dhe digat dhe rezervuarët që ato administrojnë.
Projektligji i kushton vëmendje edhe infrastrukturës kritike. Institucionet përgjegjëse do të duhet të planifikojnë dhe koordinojnë rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga fatkeqësitë, duke zbatuar parimin “rindërto më mirë”.
Ndryshime parashikohen edhe për numrin e emergjencave dhe funksionin e numrit 112. Sistemi do të përdoret për njoftimin, paralajmërimin e hershëm, koordinimin dhe aktivizimin e strukturave të emergjencës në të gjithë territorin. Administrimi i tij do t’i ngarkohet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Projektligji forcon edhe kontrollet. AKMC do të mund të kryejë inspektime të programuara, por edhe kontrolle jashtë programit në rast incidentesh, krizash, emergjencash, denoncimesh apo kur ka të dhëna konkrete për shkelje.
Për shkeljet projektligji përcakton edhe sanksione administrative. Gjobat për titullarët e institucioneve shtetërore apo subjektet private parashikohen nga 500 mijë deri në 1 milion lekë.
Me këto ndryshime, kuadri i ri synon të vendosë më shumë theks te parandalimi, planifikimi dhe gatishmëria, përpara se një fatkeqësi të ndodhë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet emergjencatfatkeqesikompetencaligji
