Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Neviçisht të Korçës, ku një 30-vjeçar, i identifikuar si Anxhelo Brisku, ka mbetur i dëmtuar në sup dhe në shpinë.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë deklarimeve të tij, 30-vjeçari ka pretenduar se është goditur nga disa persona, të cilët thotë se nuk i njeh.
Pas ngjarjes, ai është transportuar në spitalin e Korçës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Edhe Policia ka dhënë një informacion paraprak për rastin, duke bërë me dije se i riu është dëmtuar me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit në rrugë, në fshatin Neviçisht.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t'u sqaruar, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të përfshirë.

