Lajme Zone
Goditet banda e drogës në Belgjikë, tetë të arrestuar/ Lidhja e grupit me Gert “Gjeneralin”
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Goditet banda e drogës në Belgjikë, tetë të arrestuar/ Lidhja e grupit me Gert “Gjeneralin”

Një grup kriminal shqiptar i dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës është goditur nga Policia Federale Gjyqësore në Belgjikë, pas një hetimi që kishte nisur rreth një vit më parë. Tetë persona janë arrestuar, ndërsa katër prej tyre janë lënë në paraburgim.

Një grup kriminal shqiptar i dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës është goditur nga Policia Federale Gjyqësore në Belgjikë, pas një hetimi që kishte nisur rreth një vit më parë. Tetë persona janë arrestuar, ndërsa katër prej tyre janë lënë në paraburgim.

Në qendër të hetimit ndodhet një 48-vjeçar nga Berchem, i dyshuar se ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes grupeve kriminale në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Sipas autoriteteve belge, ai dyshohet se koordinonte dërgimin, marrjen dhe shpërndarjen e kokainës, përfshirë transportet përmes portit të Antverpit.

Hetuesit dyshojnë se ndërmjetësi kishte kontakte edhe me grupe të tjera kontrabande në Evropë dhe Australi. Ai dyshohet gjithashtu se përdorte metoda të ndryshme për transportimin e drogës, siguronte ndihmën e personave të tjerë dhe drejtonte korrierët që merreshin me lëvizjen e ngarkesave. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Hetimi nisi pasi policia mori informacion se në një apartament në Berchem mund të fshiheshin sasi të mëdha kokaine. Gjatë muajve të fundit, autoritetet belge arritën të sekuestronin dy ngarkesa me 46 dhe 53 kilogramë kokainë.

Mes personave të lidhur me hetimin është edhe Gert Gjinarari, i njohur me nofkën “Gjenerali”.

Sipas autoriteteve, 52-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e një rivali në një spital në Milano dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua në Antverp nga njësia FAST e Policisë Federale belge. Procedura për ekstradimin e tij drejt Italisë vijon.

Në kuadër të operacionit, policia zhvilloi kontrolle në disa banesa në Antwerp, Berchem, Deurne, Kapellen, Bruksel, Evere, Sint-Agatha-Berchem dhe Sint-Joost-ten-Node.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan armë zjarri dhe municione, jelekë antiplumb, pajisje bllokuese, para cash, makineri për numërimin e parave, dokumente të falsifikuara, si dhe pajisje dhe kallëpe që dyshohet se përdoreshin për përpunimin e blloqeve të kokainës.

Pas marrjes në pyetje, gjashtë prej të arrestuarve dolën para gjyqtarit hetues. Katër prej tyre u lanë në paraburgim, një u lirua me kushte, ndërsa një tjetër u la i lirë.

Hetimi, i drejtuar nga gjyqtari hetues dhe i zhvilluar nga Policia Federale e Antwerpit, vijon për të zbardhur të gjithë rrjetin dhe personat e përfshirë.

Autoritetet belge kanë bashkëpunuar gjatë hetimit edhe me autoritetet e vendeve të tjera dhe Europol. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, pas operacionit u sekuestruan edhe 37 kilogramë kokainë në një kontejner frigoriferik në Shqipëri. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e arrestimeve të tjera jashtë Belgjikës.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet BelgjikëDrogë