SHKODËR– Një ambient me hyrje të kamufluar, i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, është zbuluar në Shkodër.
Për këtë janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 2 600 bimë kanabis të kultivuara në vazo dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë.
Ambientet u zbuluan gjatë kontrolleve të ushtruara në dy objekte, ku në njërën prej magazinave policia konstatoi një hyrje të fshehur që të çonte në një hapësirë nëntokësore të ndarë në dy pjesë: njëra e përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike. Mes 10 të arrestuarve, një 46-vjeçar rezultoi i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës.
Ndërkohë, hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

