Lajme Zone
Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas kallëzimit penal të depozituar nga gjyqtarët ndaj Ministrit të Financave, Petrit Malaj, lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të tyre.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas kallëzimit penal të depozituar nga gjyqtarët ndaj Ministrit të Financave, Petrit Malaj, lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të tyre. Rama e ka cilësuar qëndrimin e Financave si një vendim të konsultuar paraprakisht me të dhe me Ministrin e Drejtësisë. Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon…

— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2026 Përmes një deklarate zyrtare, kreu i ekzekutivit u shpreh se e vetmja “e metë” e akuzave penale të ngritura nga togave të zeza është mungesa e emrit të tij dhe të Ministrit të Drejtësisë në kallëzim. Rama sqaroi se ekipet ligjore të qeverisë kanë konkluduar unanimisht se pushteti gjyqësor nuk mund të autorizojë përdorimin e fondit të shtetit pa kaluar më parë nëpërmjet pushtetit legjislativ. Pavarësisht detyrimit kushtetues për zbatimin e menjëhershëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rama e sulmoi hapur kërkesën e magjistratëve, duke e cilësuar atë si një “histori bajate” të rritjes së pagave me vetëvendosje nga kategoria më e paguar në Republikën e Shqipërisë. Ai nëvizoi se ekzekutivi nuk do të tërhiqet dhe se çdo ndryshim pagash do të bëhet vetëm me vendim të Parlamentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb