Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kallëzimit në SPAK të bërë nga gjyqtarët dhe unionet ndaj Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për çështjen e rritjes së pagave të magjistratëve. Rama del në mbështetje të qëndrimit të ministrit, duke deklaruar se Malaj është konsultuar paraprakisht me të dhe me Ministrin e Drejtësisë. Sipas Ramës, edhe grupet juridike të dy ministrive kanë dalë në përfundimin se rritja e pagave nuk mund të zbatohet pa kaluar më parë në Kuvend. Ngërçi i pagave në drejtësi, kryetarët e gjykatave dhe unionet kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
10 Shtator, 11:39 Rama këmbëngul se pagat do të rriten, por vetëm përmes një vendimi të Kuvendit dhe në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ngërçi që është krijuar ka futur thuajse në 'kolaps' gjykatat. "Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit pa kaluar nga pushteti legjislativ. Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar dhe e shumëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese", shkruan Rama. Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon…
— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2026 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

