TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkoi që seanca gjyqësore ndaj tij të shtyhej për të qenë vetë i pranishëm në gjyq, por kërkesa iu rrëzua nga GJKKO. Në një letër drejtuar Gjykatës së Posaçme, kryebashkiaku tha se problemi shëndetësor me këmbën e pengonte të udhëtonte nga Fieri dhe se prej 10 ditësh kërkonte dokumentacionin mjekësor, pasi i ishte rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale. “Për shkak të gjendjes shëndetësore, për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, shkruante mes të tjerash Veliaj në letrën drejtuar Gjykatës. LEXO edhe...Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës në GJKKO, Ols Dado i përmend Asamblenë e PS: Ai i kërkoi leje SPAK-ut për të marrë pjesë në evente, në gjyq thotë se nuk vjen dot Avokati Plarent Ndreca i kërkoi gjykatës të ndërhynte që Veliajt t’i viheshin në dispozicion kartela mjekësore dhe grafitë, për t’i konsultuar me një mjek. “Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon informacion mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë”, tha mes të tjerash gjatë seancës Ndreca. Dy prokurorët kundërshtuan shtyrjen. Altin Dumani tha se SPAK nuk kishte një relacion nga mjeku i burgut, ndërsa Ols Dado argumentoi se, sipas informacionit të Spitalit Memorial të Fierit, gjendja e Veliajt nuk e pengonte të vinte në gjyq. “Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”, tha Dumani. “Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha Dado. Ddao solli në vëmendje edhe kërkesën e kryebashkiakut për të qenë pjesë e Asamblesë së PS që u mbajt të shtunën. “Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha Dado. Ndreca u përgjigj se kërkesa parashikonte edhe pjesëmarrjen me videokonferencë. Pas seancës, avokati tha se vlerësimi i gjendjes shëndetësore i takon mjekut dhe jo prokurorit. Pas tërheqjes për vendim, trupi gjykues vlerësoi se mbrojtja nuk e kishte provuar pamundësinë e Veliajt për të ardhur. Seanca vijoi me parashtrimet e avokatëve të të pandehurve të tjerë, ndërsa mbrojtja e kryebashkiakut nuk i paraqiti sot kërkesat për pavlefshmëri provash. Avokati Plarent Ndreca tha se do të konsultohet me Veliajn dhe do t’i paraqesë ato në seancën e radhës, më 24 nëntor. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 12:55 Akuzat për kërcënimin e Veliajt, Ndreca i përgjigjet Ramës: Duhej të kishe nisur hetimet për ministrin tënd, Toni Gogu (VIDEO) Nga GJKKO, ku u paraqit për gjyqin e Erion Veliajt, Plarent Ndreca iu përgjigj pretendimeve të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, i cili i akuzoi të dy Veliajn se po gënjenin lidhur me akuzat që kanë hedhur në publik se Veliaj është kërcënuar me rëndim të pozitës penale dhe se i është kërkuar dorëheqja nga drejtimi Bashkisë së Tiranës.Ndreca tha se nuk ka diskutuar me Veliajn për zhvillimet në Asamblenë e PS, sepse ende nuk janë takuar. Sipas tij, nëse Rama është i shqetësuar, duke të kishte nisur hetimet për ministrin e tij Toni Gogu, për të cilin Veliaj pretendon se e kërcënoi në emër të kryeministrit.“Jo skam mundur ta kontaktoj. Nuk kam arritur ta takoj që nga e premtja, skemi diskutuar për këtë çështje, janë 10 versione që dalin nga asambleja. Unë skam thënë në asnjë oment se kam qenë prezent. Unë kam trans çfarë klienti ka thënë. Nëse kryeministri është i shqyrtuar, duhet të kishte nisur hetimet për ministrin e tij. Fakti që heshtet dhe nuk hetohet, përgjegjësia nuk bie mbi Veliajn provat kanë institucionet, të bëjnë verimet të hetojnë të nxjerrin të vërtetën. Por jo duke goditur avokatin e Veliajt”, tha Ndreca. Share Ora 12:29 Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës në GJKKO, Ols Dado i përmend Asamblenë e PS: Ai i kërkoi leje SPAK-ut për të marrë pjesë në evente, në gjyq thotë se nuk vjen dot Pasi Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore në ngarkim të tij në GJKKO, për shkak të pamundësisë shëndetësore për të marrë pjesë në sallën e gjyqit, trupi gjykues deklaroi se pretendimi i kryebashkiakut për pamundësi që të vijë në seancë nuk provohet nga mbrojtja e tij.Prokurori Ols Dado ndër të tjera pranoi problemet me gjendjen shëndetësore të Veliajt, por sipas tij, nuk është në gjendjen që t’i pamundësohet ardhja në gjyq.Ai solli në vëmendje edhe kërkesën e kryebashkiakut ndaj SPAK që ta lejonte të merrte pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste.“Informacioni i sjell nga Spitali Memorial i Fierit dhe mjeku turk, paraqet situatën e Veliajt, që nuk ka gjendje emergjente. Avokati sjell informacione të njëanshme. DPB ka zbatuar korrekt procedurat dhe ndjekur strikt rregulloren. Di që ka patur komunikim mes mbrojtjes dhe burgjeve. Gjendja që përcakton mjeku turk nuk pamundëson ardhjen në gjyq, për më tepër i pandehuri kërkoi leje nga SPAK të merrte pjesë në evente, ndërsa në gjyq thotë jam në pamundësi të vij”, tha mes të tjerash Ols Dado gjatë seancës.Ndërkohë avokati Plarent Ndreca iu përgjigj duke i thënë se kërkesa për t’ju bashkuar Asamblesë së PS ka qenë me alternative, ose pjesmarrje fizike, ose lidhje me videokonferencë. Share R.Xh/SI.E./ReportTv.al erion veliaj Plarent Ndreca GJKKO gjyqi per dosjen Veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4434 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
