Sot është seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në Gjykatën e Posaçme. Ish-deputetja do të parashtrojë kundërshtimet e saj lidhur me akuzat për lobimin në SHBA. Në seancën e kaluar, avokati i ish-presidentit përsëriti shqetësimin se takimet e tyre në paraburgimin e 313-ës survejohen nga kamera. LEXO edhe...I akuzuar për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg pjesëtarin e një grupi kriminal Këtë shqetësim, Gjykata u përgjigj se do t’ia përcillte Drejtorisë së Burgjeve. Seancën e kaluar, Gjykata rrëzoi kërkesat e kreut të Partisë së Lirisë për transmetimin live të seancës dhe qëndrimin e tij jashtë kafazit të xhamit. Pas seancës, Monika Kryemadhi tha se nuk ka asnjë shkresë që vërteton kontratën midis dy kompanive për çështjen e fibrës optike dhe kërkoi thirrjen e dëshmitarëve. Sa për deklarimin e pasurisë, ajo tha se është kërkuar pavlefshmëria e akteve për shkak të mungesës së dokumentacionit. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Ilir Meta monika kryemadhi GJKKO Gjyqi i ilir Metës Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.2% Asnjërin 36.2% Vota total: 3419 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
