Kryeministri Rama ka ndarë një postim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të cilët ndodhen në ditët e fundit para se të shpallet vendimi i gjykatës. “Farsë” e quan ai procesin në Hagë, ndërsa shton se askush nuk ia merr dot lirinë dhe Hashim Thaçi do të triumfojë “me forcën e së vërtetës” që vitet e burgut “e kanë bërë më të madhe.” “Liri për çlirimtarët! Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shkruan kryeministri krah videos së shpërndarë në rrjetet sociale. LEXO EDHE:Marshimi në Prishtinë për ish-krerët e UÇK, Eliza Hoxha: Kosova s’do të jetë e njëjta pas 16 shtatorit! Fjalime paqësore, presim pjesëmarrje masive (VIDEO) Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për liri” në mbështetje të Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Gjyqi ndaj UCK ne Hage edi rama hashim thaci Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.6 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 5646 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
