Lajme Zone
Gjyqi i Veliajt shtyhet për shkak të bojkotit, gjykata gjobit avokatët
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjyqi i Veliajt shtyhet për shkak të bojkotit, gjykata gjobit avokatët

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve, siç raporton gazetarja Anila Hoxha.

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve, siç raporton gazetarja Anila Hoxha. Për mungesën e tyre, gjykata ka vendosur gjobitjen e avokatëve me nga 100 mijë lekë të reja secilin.

Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 27 tetor, kur pritet të vijojë shqyrtimi i çështjes në ngarkim të Veliajt.

SPAK, me kërkesën e ngritur nga Altin Dumani, kërkoi që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë për sa kohë ata nuk paraqiten.

Gjykata caktoi avokatë nga lista e avokatëve të ndihmësve juridikë falas.

Anila Hoxha raporton se nuk ishte prezent asnjë i pandehur dhe asnjë avokat.

Altin Dumani ka deklaruar gjatë seancës, ku vijon bojkoti i të gjithë mbrojtësve ndaj GJKKO-së: “Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat.”

Në kohën kur gjykata po gjobiste avokatët që kundërshtonin Rregulloren, e cila u ndalon të gjithëve përdorimin e telefonit në sallë, i ra telefoni njërit prej prokurorëve të çështjes, Ols Dado. Ai e nxori nga xhepi dhe e mbylli menjëherë. Top Channel