Lajme Zone
Gjykatat “futen” në politikë/ Administrativja urdhëron thesarin të japë pagat që GJKKO i caktoi vetes
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykatat “futen” në politikë/ Administrativja urdhëron thesarin të japë pagat që GJKKO i caktoi vetes

Në një tjetër akt të luftës politike të gjykatave me qeverinë, Gjykata Administrative ka urdhëruar Ministrinë e Financave dhe Thesarin e Shtetit t’i kalojë Gjykatës së Posaçme pagat e reja, që ajo i ka caktuar vetes, pa pyetur Kuvendin. Ministria e Financave thotë se do të presë miratimin e ligjit nga Kuvendi.

Por vendimi i Gjykatës Administrative është faktikisht pa vlerë, pasi hyn në fuqi pas datës 17 shtator kur do jetë Kuvendi që do përcaktojë rrogat e reja të drejtësisë.

Ditën e djeshme, 10 shtator, shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kallëzuan në SPAK ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, si dhe drejtuesit e Thesarit në rrethe pas ngërçit të krijuar me pagat. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Për të disatën ditë Dhoma Penale dhe Civile e Tiranës kanë bojkotuar punën si pasojë e situatës së krijuar për pagën e muajit gusht. E njëjta panoramë u paraqit edhe në Gjykatën e Fierit dhe atë të Lushnjes, ku qytetarët pritën me orë të tëra të merrnin shërbimet.

Punën e bojkotuan sekretarët dhe kancelarët, ndërsa gjyqtarët nuk iu bashkuan bojkotit.

Një vendim i tillë ka ardhur pas situatës së krijuar ditët e fundit me çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë. Të martën, në Gjykatën e Lartë u mblodhën kryetarët e gjykatave të Republikës, të cilët vendosën të mos bojkotojnë punën dhe të vijojnë punën normalisht, deri në zgjidhjen e çështjes nga Kuvendi./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet