Lajme Zone
Gjykata Supreme merr vendimin për Trumpin, lejon përkohësisht vijimin e ndërtimit të sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë
BotëTop Channel

Gjykata Supreme merr vendimin për Trumpin, lejon përkohësisht vijimin e ndërtimit të sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump mund të vijojë përkohësisht ndërtimin e sallës së re të vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Gjykata Supreme po shqyrton nëse do të japë një urdhër afatgjatë që do të lejojë vazhdimin e projektit.

Presidenti amerikan Donald Trump mund të vijojë përkohësisht ndërtimin e sallës së re të vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Gjykata Supreme po shqyrton nëse do të japë një urdhër afatgjatë që do të lejojë vazhdimin e projektit. Kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts, vendosi pezullimin e vendimeve të mëparshme gjyqësore që kishin urdhëruar ndalimin e punimeve. Urdhri i Roberts nuk shoqërohet me shpjegime dhe do të mbetet në fuqi derisa ai ose Gjykata e plotë Supreme të marrë një vendim të ri.

Projekti, me një vlerë të parashikuar prej rreth 400 milionë dollarësh, parashikon ndërtimin e një salle prej afërsisht 8,400 metrash katrorë në hapësirën ku ndodhej më parë Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë, i cili u shemb me urdhër të administratës Trump.

Sipas administratës amerikane, rreth 65 për qind e punimeve kanë përfunduar. Ekipet e ndërtimit po punojnë me ritëm të përshpejtuar, ndërsa rreth 200 milionë dollarë në donacione private thuhet se janë shpenzuar ose janë vënë tashmë në dispozicion për projektin.

Administrata Trump argumenton se presidenti ka autoritet të plotë për të kryer rinovime në Shtëpinë e Bardhë dhe se përfundimi i projektit lidhet edhe me nevoja të sigurisë kombëtare.

Kundër projektit është pozicionuar Fondi Kombëtar për Ruajtjen Historike, i cili kundërshton mungesën e miratimit nga Kongresi dhe akuzon administratën se po përshpejton punimet përpara se gjykatat të marrin një vendim përfundimtar.

Vendimi i Roberts nuk përbën ende një zgjidhje përfundimtare të çështjes. Gjykata Supreme pritet të vendosë nëse ndërtimi do të mund të vazhdojë në mënyrë afatgjatë apo nëse do të rikthehen kufizimet e vendosura nga gjykatat më të ulëta. Top Channel