Lajme Zone
Gjykata liron ‘qitësin’ e sherrit në Radhimë, biznesmeni Muça thyen heshtjen: Ngjarja u trillua nga Bedinaj, akuza për gjobëvënie e pavërtetë
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata liron ‘qitësin’ e sherrit në Radhimë, biznesmeni Muça thyen heshtjen: Ngjarja u trillua nga Bedinaj, akuza për gjobëvënie e pavërtetë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masat e sigurisë për pesë nga personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ambientet e “Regina Palm” në Radhimë, ndërkohë që gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Biznesmeni Muça akuzon Bedinajn se ka shpërndarë në media një version të manipuluar të ngjarjes dhe pamje filmike të përzgjedhura... Gjykata e Vlorës ka caktuar masat e sigurisë për pesë nga personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ambientet e “Regina Palm” në Radhimë, ndërkohë që gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në vendimin e marrë sot, Gjykata ka liruar nga qelia biznesmenin Luan Muça duke e lënë atë nën masën ‘detyrim paraqitje’. Ndërkohë, tre rojet e “SWAT Security”, Blerim Heta, Klaudio Lleshaj dhe Mandrit Lleshaj janë lënë nën masën “arrest në burg”. Por ajo që bie në sy është vendimi i marrë për personin e vetëm, i cili qëlloi me armë zjarri gjatë këtij sherri, Angjelo Breshani.

Edhe pse Breshani, sipas policisë, gjatë ngjarjes shkoi te automjeti i biznesmenit Vasil Bedinaj dhe mori armën e zjarrit duke qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty, gjykata e ka lënë atë në ‘arrest shtëpie’, gjë që lë hapësira për aludime mbi mënyrën se si po trajtohet kjo çështje. Megjithatë, pas vendimit të gjykatës, Biznesmeni Luan Muça, përfaqësues i “Delta Corporation”, ka reaguar publikisht lidhur me përplasjen me Vasil Bedinajn, duke paraqitur versionin e tij për konfliktin dhe ngjarjet që çuan në takimin mes tyre në Orikum.

Muça akuzon Bedinajn se ka shpërndarë në media një version të manipuluar të ngjarjes dhe pamje filmike të përzgjedhura. Ai gjithashtu deklaron se është mbajtur i ndaluar për 72 orë nga Policia e Shtetit nën akuzën e gjobëvënies ndaj Bedinajt, ndërsa e cilëson këtë pretendim të pavërtetë. "Fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen", shprehet Muça në reagimin e tij. Biznesmeni Muça sqaron se konflikti me Vasil Bedinajn e ka zanafillën te një mosmarrëveshje për pronën në Palasë. Muça deklaron se prej vitit 2019 ka investuar në këtë zonë dhe ka blerë nga pronarë vendas rreth 97 mijë metra katrorë tokë, ndërsa më 15 korrik 2021 ka marrë statusin e investitorit strategjik për një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA. Në vitin 2022, sipas tij, ka aplikuar për fazën e parë të ndërtimit të një hoteli me pesë yje mbi një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë, ndërsa leja është zbardhur dhe punimet kanë nisur në vitin 2024.

Muça pretendon se më pas ka konstatuar përmes rrjeteve sociale se mbi tokën që ai thotë se ka blerë ishte dhënë një tjetër leje ndërtimi dhe po reklamoheshin për shitje apartamente e vila. Për këtë arsye, ai thotë se iu drejtua Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), ku iu komunikua se dokumentacioni i palëve do të verifikohej. Muça pretendon se rreth një orë pas këtij komunikimi është telefonuar nga Bedinaj, i cili i ka kërkuar të mos paraqiste në AZHT pretendimet e tij mbi pronën dhe e ka ftuar për një takim në Orikum për të diskutuar çështjen.

"Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës", sqaron më tej biznesmeni Muça. Pas kësaj, Muça shprehet se ka shkuar në ambientet e biznesit të Bedinajt në Orikum i shoqëruar nga familjarë, por takimi që duhej të shërbente për sqarimin e mosmarrëveshjes ka përfunduar në një përplasje të fortë. Muça pretendon se sapo nisi të shpjegonte pretendimet e tij për pronën, situata u tensionua, me sharje dhe ofendime, ndërsa Bedinaj sipas tij, thirri persona të armatosur që ndodheshin në ambiente.

Në këto kushte, Muça thotë se ka vendosur të ndërpresë takimin dhe të largohet, por pretendon se gjatë daljes persona të thirrur nga Bedinaj kanë qëlluar me armë në drejtim të tij dhe personave që e shoqëronin. Biznesmeni i ka kërkuar Policisë së Shtetit zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave që, sipas tij, kanë hapur zjarr. Gjithashtu, Muça është shprehur i gatshëm t'u vërë në dispozicion mediave dhe opinionit publik dokumentacionin që, sipas tij, mbështet pretendimet e ngritura për pronën dhe investimin në Palasë. Reagimi publik i biznesmenit Luan Muça: Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë.

Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë.

Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture).

Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje.

Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar. Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti.

Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.

Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit.

Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës. Kur shkova atje, z. Bedinaj nuk ishte vetëm, por ishte i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të armatosur.)

Kështu, i shoqëruar nga familjarë të mi, kam shkuar, me ftesën e tij, në ambientet e biznesit të tij. Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, z. Bedinaj e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar.

Edhe pse nga kamerat që z. Bedinaj i ka servirur opinionit publik kjo nuk duket qartë, në këtë moment ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij.

Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur.

Duke dalë nga ambientet e z. Bedinaj, njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh. Për sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të qitësve.

Jam çuditur shumë që, gjatë kësaj situate, z. Bedinaj kishte qetësinë dhe përkujdesjen që, në të gjitha mediat mbi të cilat kishte ndikim, të shpërndante lajme të rreme, sipas të cilave unë i kisha vendosur gjobë, si dhe të shpërndante pamjet filmike nga këndet që ai dëshironte.

Kam mësuar këto ditë se nuk është hera e parë që z. Bedinaj manipulon opinionin publik për përplasjet e tij. Këtë gjë ka tentuar ta bëjë edhe në rastin tim.

Çuditërisht dhe paradoksalisht, të vetmit që e kanë besuar këtë gjë kanë qenë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët më kanë mbajtur të ndaluar për 72 ore me akuzën e gjobëvënies ndaj z. Bedinaj.

Unë nuk mund të flas për veten time, pasi nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse kam besuar se për njerëzit flasin punët dhe veprat e tyre.

Besoj se opinioni publik është i njohur me punët, brandet dhe kompanitë që kemi krijuar brenda dhe jashtë vendit.

Modestisht, mund të them se jam krijues dhe zhvillues i një konglomerati kompanish që operojnë në 4 kontinente, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, si dhe vende si Italia, Senegali, Tunizia, Egjipti dhe, sigurisht, Ballkani, me një qarkullim vjetor multimilionësh.

Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen.

Në fund, jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion opinionit publik dhe mediave çdo dokument për të cilin kam shkruar në këtë reagim.

Luan Muça

Delta Corporation Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike “Skifterët” hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle, kamerat i kapin duke folur shqip: “Hajde të ikim o burrë!” 6 Shtator 2026, 14:4214:42Kronike Njihej si “Boraqi”; kush është Altin Arapi, që dyshohet se drejtonte rrjetin e kokainës në Sarandë 6 Shtator 2026, 13:5713:57Kronike Nga Tirana e Elbasani në Ksamil për drogë, zbardhet skema e rrjetit kriminal që vepronte gjatë sezonit 6 Shtator 2026, 13:0713:07Kronike Goditja e rrjetit të drogës në Sarandë, policia jep detaje nga operacioni me 20 të arrestuar; zbardhen emrat 6 Shtator 2026, 11:5811:58Kronike Sherr në një stacion treni në Itali, 22-vjeçari shqiptar plagos me thikë marokenin, shkak një vajzë 6 Shtator 2026, 09:5109:51Kronike Megaoperacion antidrogë në Sarandë, arrestohen disa persona; sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë 5 Shtator 2026, 22:3322:33Kronike