Lajme Zone
Gjykata e Tiranës lë në qeli ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollajt, Eraldo Fizi
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata e Tiranës lë në qeli ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollajt, Eraldo Fizi

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Eraldo Fizin i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim vetëvrasje ndaj ish-bashkëshortes së tij Xhuana Nikollaj.

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Eraldo Fizin i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim vetëvrasje ndaj ish-bashkëshortes së tij Xhuana Nikollaj. Sipas burimeve Eraldo Fizi e ka pranuar që ka ushtruar dhunë vetëm në një rast ndaj Xhuana Nikollajt dhe jo në mënyrë sistematike. Dhuna sipas tij ka ndodhur një ditë para se e reja të konsumonte fostoksinë. Sa i takon masës së sigurisë ai dhe avokati mbrojtes nuk kane bërë kërkesë për mase tjetër duke pranuar masën arrest me burg, deri në hetimin e çështjes. Ndërsa ka shprehur pendese për gjithçka ka ndodhur. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje në polici Eraldo Fizi ka deklaruar se Xhuana Nikollin e ka dashur prej 7 vitesh, ata ishin ndarë dhe ishin në tentativa për tu bashkuar. E gjithë konflikti mes tyre sipas Fizit ka ndodhur për një situatë xhelozie. Fizi ishte në kërkim prej më shumë se 6-muajsh ndërsa u vetë dorëzua të mërkurën në Policinë e Lezhës së bashku me avokatin e tij dhe më pas u tranferua drejt Tiranës. Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në vitin 2025, martesë e cila zgjati vetëm 3 muaj. 25-vjeçarja jetonte me motrat e saj në Tiranë pas ndarjes, ndërkohë më 9 mars ka patur një takim me Eraldo Fizin dhe mes tyre ka patur një përleshje. Një ditë me pas më 10 mars Xhuana Nikollaj konsumoi fostoksinë duke i dhënë fund jetës. Sipas hetimeve rezultoi se në trupin e 25-vjeçares u konstatuan shenja dhune në kokë, fytyrë dhe njërin krah ndërsa në banesë u gjend dhe një letër që i kishte lënë familjarëve. Edhe familjarët e të resë pas ngjarjes deklaruan që ajo ishte dhunuar dhe përndjekur nga ish-bashkëshorti.