Lajme Zone
Gjykata e Prishtinës: Nuk kishim mundësi tjetër ligjore përveç lirimit të Gani Gecit
Të tjeraTelegrafi

Gjykata e Prishtinës: Nuk kishim mundësi tjetër ligjore përveç lirimit të Gani Gecit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga paraburgimi të pandehurin Gani Geci, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar ndërprerjen e kësaj mase.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga paraburgimi të pandehurin Gani Geci, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar ndërprerjen e kësaj mase.Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ndërprerje të masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurit G.G., gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur për lirimin e të njëjtit nga masa e paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Gashit.Ajo ka sqaruar se gjyqtari, në arsyetimin e aktvendimit, ka theksuar se në këtë fazë të procedurës penale gjykata është e lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ndërprerjen e paraburgimit.Besnik Berisha tërhiqet nga mbrojtja e Gani Gecit: I thanë “prano fajësinë, të lirojmë nga burgu”“Andaj ka liruar të pandehurin nga masa, dhe në raste të tilla, gjykata nuk ka mundësi tjera ligjore, përveçse të ndërpresë masën e paraburgimit”, thuhet më tej në përgjigjen e zëdhënëses së Gjykatës.Lirimi i Gecit nga paraburgimi vjen pas zhvillimeve të fundit në procedurën penale ndaj tij dhe reagimit të avokatit Besnik Berisha, i cili njoftoi se ishte tërhequr nga mbrojtja, duke ngritur pretendime për presion të ushtruar ndaj klientit të tij lidhur me pranimin e fajësisë.Ndryshe, avokati Besnik Berisha ka njoftuar se ka revokuar autorizimin për mbrojtjen e Gani Gecit, duke pretenduar se gjatë procedurës në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është ushtruar presion ndaj klientit të tij për të pranuar fajësinë në këmbim të mundësisë për ndërprerjen e paraburgimit./Telegrafi/