Lajme Zone
Gjykata e Lartë: Veliaj ka të drejtë! Gjykata e Tiranës të shqyrtojë kallëzimin ndaj 'Nesti Angonit'
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata e Lartë: Veliaj ka të drejtë! Gjykata e Tiranës të shqyrtojë kallëzimin ndaj 'Nesti Angonit'

Me vendimin e tanishëm të Gjykatës së Lartë, çështja përfundimisht do t’i kalojë Gjykatës së Tiranës. Veliaj kërkon “shfuqizimin e vendimit për mosfillimin e procedimit penal dhe urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore.”

Gjykata e Lartë ka vendosur që të jetë Gjykata e Tiranës ajo që do të duhet të marrë në shqyrtim, kallzimin e Erion Veliajt për të hetuar për “falsifikim dokumentash”, Nesti Angonin, personazhin anonim, të dhënat e të cilit, dërguar SPAK-ut, shërbyen si pikënisje për hetimin e kryebashkiakut. Vendimi vjen pas një odiseje përplasjesh mes institucioneve të drejtësisë se kush e kishte kompetencën për të trajtuar rastin. Më 16 prill të këtij viti, Veliaj dorëzoi kallëzimin ndaj “Nesti Angonit” në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit kreu verifikime, por vendosi të mos regjistrojë procedim penal, pasi “Nesti Angoni” nuk rezultoi në regjistrin e Gjendjes Civile dhe nuk u identifikua se kush fshihej pas këtij emri. LEXO edhe...Kredia e butë për 1500 familje, Veliaj kërkon miratimin e listës në Këshillin Bashkiak të enjten: Pavarësisht izolimit, bëjmë realitet ëndrrën e tyre Veliaj ankimoi vendimin. Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi çështjen Gjykatës së Posaçme, me argumentin se nuk i takonte asaj ta shqyrtonte. Çështja përfi në Gjykatën e Posaçme, e cila përmes gjyqtarit Erion Çela, vlerësoi në shtator të këtij viti se nuk është ajo gjykata që duhet të vendosë për ankimin. Për këtë arsye, iu drejtua Gjykatës së Lartë, duke i kërkuar të zgjidhë konfliktin e kompetencës dhe të përcaktojë përfundimisht se cila gjykatë do të shqyrtojë ankimin e Veliajt. Me vendimin e tanishëm të Gjykatës së Lartë, çështja përfundimisht do t’i kalojë Gjykatës së Tiranës. Veliaj kërkon “shfuqizimin e vendimit për mosfillimin e procedimit penal dhe urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore.” P.J/ReportTv.al arrestimi i erion veliajt Nesti Angoni erion veliaj Gjykata e Tiranes gjykata e larte Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.4% Jo 21.5% Nuk e di 3.1% Vota total: 2760 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?