Lajme Zone
Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri të çmuara, ‘skifteri’ shqiptar apelon dënimin me 30 muaj burg: Isha i droguar
BotëReport TV

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri të çmuara, ‘skifteri’ shqiptar apelon dënimin me 30 muaj burg: Isha i droguar

Në kasafortë ndodheshin shumë sende me vlerë: medalje të vjetra ushtarake, unaza fejese, bizhuteri me vlerë deri në 50.000 euro dhe albume fotografish. Falë analizave të ADN-së, shqiptari u identifikua dhe u arrestua

Një 24-vjeçar shqiptar ka apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Gent të Belgjikës që e dënoi me 30 muaj burg për vjedhje bizhuterish. I riu kishte hyrë në një banesë në De Pint, ku banonte një grua që në momentin e vjedhjes, ndodhej në udhëtim. Kur vëllai i saj kaloi aty për të ujitur lulet, gjeti shtëpunë të kthyer përmbys dhe kasaforta prej 400 kilogramësh, ishte zhdukur. LEXO edhe...Vjedhje në një biznes në Vlorë, dy hajdutët hyjnë dy herë brenda natës dhe marrin 180 mijë lekë të vjetra dhe sende me vlerë (VIDEO) Në kasafortë ndodheshin shumë sende me vlerë: medalje të vjetra ushtarake, unaza fejese, bizhuteri me vlerë deri në 50.000 euro dhe albume fotografish. Falë analizave të ADN-së, shqiptari u identifikua dhe u arrestua. Ai deklaroi se kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Avokatja e tij, Pauline Collin, theksoi se faktet nuk kundërshtohen. “Klienti im nuk erdhi nga Shqipëria këtu me qëllimin për të kryer vepra penale”, deklaroi ajo në gjykatë. I riu ishte dënuar disa herë në të kaluarën për vjedhje. “Ai fillimisht punonte në një kafene dhe më pas në ndërtim, por për shkak të shoqërisë së keqe filloi të përdorte drogë dhe alkool. Edhe në kohën kur kreu vjedhjen, ishte nën ndikimin e tyre.” “Më vjen shumë keq”, tha vetë 24-vjeçari. “Kam bërë gabime të rënda. Nuk isha vetvetja.” Ai tha gjithashtu se, sapo të lirohet, do të kthehet në Shqipëri. Vendimi i gjykatës shpallet më 24 nëntor. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al vjedhje shqiptaret ne belgjike belgjike Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.2% Jo 21.7% Nuk e di 3.1% Vota total: 2843 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?