Vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e "arrestit me burg" ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duhet të shoqërohet me një arsyetim të qartë se përse kjo masë prevalon mbi të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t'u drejtuar nga kryetari i zgjedhur prej tyre. Kështu u shpreh avokati Ledio Braho gjatë një interviste në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV. Sipas Brahos, vetëm pasi të zbardhet vendimi i arsyetuar do të kuptohet pse Gjykata e Lartë ka vlerësuar se Veliaj duhet të vijojë të gjykohet në arrest me burg. "Duhet të shohim arsyetimin e Gjykatës së Lartë pse është e rëndësishme që Veliaj të gjykohet në arrest me burg dhe pse prevalon kundrejt të drejtës së qytetarëve të Tiranës që ata të drejtohen nga kryetari i zgjedhur prej tyre. Veliaj ka të drejtë t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Është një betejë si e çdo qytetari që zgjat me dekada për të marrë drejtësi. Veliaj po provon atë që provon çdo qytetar shqiptar me sistemin e drejtësisë", tha Braho duke shpjeguar se kryebashkiaku ka të drejtë të vazhdojë betejën në Kushtetuese LEXO EDHE:Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Rama: Tirana dy vite me kokë të prerë! Kalvari i tij, unik në Europën demokratike, në burg edhe pse s’ka prova se është i rrezikshëm Duke komentuar edhe vendimin e GJKKO-së për Ilir Metën, Braho ngriti pikëpyetje për standardet e ndjekura nga gjykata lidhur me gjykimin në kafazin e qelqtë. "Jam i mendimit që parimi duhet të jetë që të gjtihë të gjykohen jashtë kafazit që cënon të drejtat e personit, për sa kohë që nuk jemi në kushtet e rrezikshmërisë së lartë. Është krejtësisht normale të gjykohen jashtë kafazit në praninë e mbrojtësit. Ky është cënim i të drejtës dhe prezumimit të pafajësisë si në rastin e Metës, Beqajt dhe Veliajt. Është e tepruar sidomos kur gjykimet zgjasin me orë të tëra dhe avokatit i duhet të komunikojë me klientin pa xham. Në atë gjykatë është me 2 standarde edhe përdorimi i telefonit nga avokatet. Këto janë absurditete shqiptare që patjetër duhet të zgjidhen nga Gjykata Kushtetuese. ” tha Braho Avokati kritikoi edhe rregulloren e re të GJKKO-së për ndalimin e telefonave, duke bërë të ditur se për këtë arsye avokatët kanë nisur bojkotin e seancave. "Ne po bojkotojmë të gjitha seancat në GJKKO për shkak të një absurditeti që avokatëve u ndalohet mbajtja e telefonit. Në GJKKO sekuestrohen telefonat. Këto janë absurditete shqiptare që patjetër duhet të zgjidhen nga Gjykata Kushtetuese. Ka nevojë për ndërmjetësim", tha Braho. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: gjykata e larte arrestimi i erion veliajt erion veliaj ledio braho Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Shtator, 12:58
Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 27.3% Të gabuar 66.3% Nuk e di 6.3% Vota total: 523 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?

