Lajme Zone
Gjykata e Lartë la në qeli Erion Veliajn – Rama: Përsëri Tirana pa kokë! Mbajtja e tij në burg, eksperiment i padëgjuar juridik
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata e Lartë la në qeli Erion Veliajn – Rama: Përsëri Tirana pa kokë! Mbajtja e tij në burg, eksperiment i padëgjuar juridik

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe për ta lënë atë në paraburgim, ka nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe për ta lënë atë në paraburgim, ka nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate publike, Rama e ka cilësuar mbetjen në qeli të Veliajt si një “kalvar” personal dhe si një rast unik në historinë e Evropës demokratike. Në përpjekje për të kontestuar vendimin e trupës gjykuese, kreu i qeverisë pretendoi se ndaj kryebashkiakut të arrestuar ende nuk është bërë e qartë ekzistenca e ndonjë rrezikshmërie ekstreme që do të justifikonte qëndrimin e tij të zgjatur prapa hekurave. Rama theksoi pasojat administrative në kryeqytet, duke argumentuar se mungesa e kryetarit të zgjedhur po krijon një kosto të drejtpërdrejtë për Tiranën dhe banorët e saj. Duke kontestuar vendimmarrjen e organit më të lartë të gjyqësorit, kryeministri e cilësoi situatën e krijuar si një “eksperiment të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”. Sipas tij, faturën e këtij eksperimenti po e paguajnë afro një milion banorët e Tiranës, ndërsa deklarata e tij shihet si një përpjekje e drejtpërdrejtë për të kontestuar vendimet e organeve të reja të drejtësisë. Reagimi i plotë: Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.

Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb