Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Kristjan Sterjon, autorin e vrasjes së 21-vjeçarit Johan Zuko.
Sterjo akuzohet për veprat penale vrasje me paramendim si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.
Pasditen e 8 gushtit, në lagjen 14 të Korçës, Kristjan Sterjo qëlloi me armë Johan Zukon duke e lënë të vdekur në vend. Dy të rinjtë, viktima dhe autori, sipas dëshmisë së këtij të fundit kishin pasur një konflikt të mëparshëm.
Shkak i konfliktit, sipas asaj që dëshmon Sterjo ka qenë ngacmimi që viktima i kishte bërë një mikeshës së autorit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

