Një tjetër vendim gjyqësor urdhëron Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit në Lezhë të zhbllokojnë menjëherë pagat e gjyqtarëve dhe administratës së Gjykatës së Lezhës. Padia është depozituar nga vetë Gjykata e Lezhës, pas bllokimit të listëpagesave për muajin gusht. Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u krijua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në zbatim të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. LEXO EDHE:Pagat e magjistratëve, thirren në komision institucionet e drejtësisë! KLP-GJL kundër formulës së PS, i bashkohet PD Por Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit. Tashmë, me vendimin e Gjykatës Administrative, Ministria e Financave dhe Thesari në Lezhë urdhërohen të bëjnë menjëherë ekzekutimin e pagave. Ky është vendimi i dytë i Gjykatës Administrative brenda pak ditësh për çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë. Më 11 shtator, gjyqtari Ramiz Lala urdhëroi Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit në Tiranë të zhbllokonin menjëherë pagat për gjyqtarët dhe administratën e GJKKO-së dhe të Gjykatës së Durrësit, pas padive të depozituara nga këto institucione. Ndërkohë, kërkesa të ngjashme kanë paraqitur edhe gjykata të tjera në vend. Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit. U.D/Shqiptarja.com TAG: Gjykata Administrative Ministria e Financave Lezhe pagat e drejtesise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Shtator, 12:58
Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 26.5% Të gabuar 67% Nuk e di 6.5% Vota total: 385 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?

