Lajme Zone
Gjykata Administrative urdhëron Financat dhe Thesarin të kalojnë pagat për GJKKO
PolitikëPolitiko

Gjykata Administrative urdhëron Financat dhe Thesarin të kalojnë pagat për GJKKO

Gjykata Administrative ka lëshuar urdhër për Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit, duke i detyruar të procedojnë me kalimin e menjëhershëm të fondeve për pagat e punonjësve dhe zyrtarëve të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ky vendim vjen pas bllokimit financiar të krijuar së fundmi, i cili kishte prekur funksionimin e këtij institucioni kyç të drejtë

Gjykata Administrative ka lëshuar urdhër për Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit, duke i detyruar të procedojnë me kalimin e menjëhershëm të fondeve për pagat e punonjësve dhe zyrtarëve të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ky vendim vjen pas bllokimit financiar të krijuar së fundmi, i cili kishte prekur funksionimin e këtij institucioni kyç të drejtësisë. Me urdhrin e ri të Gjykatës Administrative, Financat dhe Thesari detyrohen të ekzekutojnë detyrimet ligjore pa vonesa të mëtejshme, duke normalizuar situatën për stafin e gjykatës.

Ky vendim nuk shtrihet në të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë. Urdhri i Gjykatës Administrative ka efekt vetëm për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Ndërkohë, gjykata të tjera që kanë kundërshtuar bllokimin e pagave kanë paraqitur ankimet e tyre dhe çështjet vijojnë të shqyrtohen. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm