Gjurmimi i pasurive me origjinë të paligjshme dhe sigurimi i provave elektronike në hetimet e korrupsionit ishin dy nga çështjet kryesore që mblodhën në Tiranë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 vende në një takim të organizuar nga SPAK. Takimi u zhvillua nga 27 deri më 29 tetor, ku hetuesit dhe prokurorët shkëmbyen përvoja mbi mënyrat e hetimit të korrupsionit, përdorimin e ligjshëm të informacioneve fillestare dhe vërtetimin e origjinës së paligjshme të pasurive. LEXO edhe...Pavarësisht refuzimeve, kryeministri Rama fton sërish protestuesit për dialog! Sofra e gurtë vendoset para Kryeministrisë (VIDEO) Një nga temat e diskutuara ishte edhe bashkëpunimi mes autoriteteve të vendeve të ndryshme, sidomos në rastet kur personat që hetohen, informacionet dhe pasuritë ndodhen jashtë kufijve të një shteti. Në këto raste, sigurimi i provave kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të tre organizatave ndërkombëtare. Ky ishte takimi i 16-të i Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), pjesë e Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD-së për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. Takimi u bashkorganizua nga SPAK dhe OECD, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. U.D/ReportTv.al SPAK Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.6% Jo 40.2% Nuk e di 9.2% Vota total: 261 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
