Lajme Zone
Gjurmë paraardhësish të panjohur në ADN-në e njeriut
EkonomiSyri

Gjurmë paraardhësish të panjohur në ADN-në e njeriut

Në ADN-në njerëzore gjenden gjurmë paraardhësish të panjohur.

Në ADN-në njerëzore gjenden gjurmë paraardhësish të panjohur. Në gjenomën njerëzore janë zbuluar sekuenca të ADN të trashëguara nga paraardhës fantazëm që duket se janë kryqëzuar me njeriun modern para se të dilte jashtë Afrikës.Lexo edhe:'Kokteji i menopauzës' që lehtëson simptomat po bëhet viral, por a funksionon vërtet? Rezultati është publikuar në revistën prestigjoze Science dhe është rezultat i punës kërkimore të universitetit të Californisë në Berkley, dhe tregon se degëzimet e pemës sonë evolutive janë shumë më të ndërlikuara nga sa mund të dimë e mendojmë. Me anë të teknikës së avancuar teknologjike Trace, është bërë e mundur të dallohen gjurmë gjenetike të ominidëve antike, në këtë rast pa qenë e nevojshme edhe prania apo prova fizike e referimit krahasimor. Në studimin dhe analizimin e gjenomës së sotme humane, ne kemi në gjurmë gjenetike të njeriut nenadertal, atij të Denisovës, por edhe grupe te tjera më të hershme. Një ndër paraardhësit është kryqëzuar me njeriun modern mbi 50 mijë vjet më parë, pra para se HomoSapiens të migronte nga Afrika drejt Evropës dhe Azisë. Genet e tij përbëjnë 1% të gjenomës sonë, që është pothuajse sa ajo që kemi trashëgimi nga njeriu nenadertal dhe ai i Denisovës, dy speciet origjinale te Euroazisë. Linja evolutive e gjetur e species së panjohur, sipas kërkuesve, është ndarë nga ajo e njeriut modern në të njëjtën periudhë që edhe njeriu nenadertal me atë të Denisovës u diferencuan, rreth 800 mijë vite më parë. Ndërkohë që në ADN e popullsive të Oqeanisë janë gjetur edhe gjurmë të një zinxhiri njerëzor plotësisht arkaik, që duket se në mënyrë indirekte popullsitë e sotme të asaj zone e kanë trashëguar nga njeriu i Denisovës. Kjo konisderohet mjaft e rëndësishme, pasi nxjerr në pah një linjë të re evolutive humane që ka jetuar të paktën 1 mln vjet më parë në Tokë.