Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.Lexo edhe:Përdorimi i rrjeteve sociale gjatë adoleshencës mund të ndikojë në notat në shkollë Temperaturat do të jenë të larta, ndërsa në qytetet Elbasan dhe Berat termometri do të shënojë 41 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

