Lajme Zone
Gjuhë urrejtje dhe mallkime/ Hoxha nga Maqedonia e Veriut përfshihet në protestat në Tiranë
PolitikëCNA

Gjuhë urrejtje dhe mallkime/ Hoxha nga Maqedonia e Veriut përfshihet në protestat në Tiranë

Pas përplasjeve të një dite më parë, sot ka vijuar normali...

Hoxhë Zekerija Bajrami nga Maqedonia e Veriut ka mbajtur qëndrime në lidhje me protestat që po zhvillohen në Shqipëri.

Prej ditësh, ai poston në rrjetet sociale mesazhe që në fakt përmbajnë një gjuhë mjaft të ashpër. “Zoti ynë, studentët, dhe dashamirët e vatanit ndihmoi.Nga kurthet e kriminelëve mbroi.Zullumqarët mes vete shkatërroi”, shkruan Hoxhë Zekerija Bajrami. Po ashtu dhe në një tjetër postim të hoxhës, vërehet sërish përdorimi i një gjuhe aspak të përshtatshme. “Zoti i mallkoftë tradhëtarët.Zoti i ruajtë Shqipëtarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan ai. Ajo që vihet re nga këto postime është fakti se shoqërohen me foto nga protesta ku efektivët e policisë shoqërojë apo arrestojnë protestuesit.

Këto komente me gjuhë të papërshtatshme, me mallkime dhe përdorimi i fesë për situata të tilla si në këtë rast protestat, ngrejnë sërish debatin mbi ndërhyrjet që bëhen në protesta ku ka dhunë dhe shkatërrim. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.