Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot paralajmëroi se pas shumë vitesh lënie pas dore dhe rrënimi sërish vihen në funksion dyqanet e luleve të NP “Parqe dhe Gjelbërime” – “Rosa” në bulevardin “Ilinden”, përballë shatërvanit “Lotus” dhe dyqanit të luleve te Ministria e Ekonomisë.“Shkupi i kujton vendet ku filluan momentet e bukura. Dyqanet e luleve të qytetit ishin pjesë e atyre kujtimeve, ku të sapomartuarit i zgjnin buqetat për ditën e tyre më të rëndësishme, bliheshte lule për urime, mirënjohje dhe gëzim në shtëpinë e dikujt. Vende të vogla me kuptim të madh për shumë breza banorë të Shkupit. Kjo është arsyeja pse po i rikthejmë në funksion. Tashmë po zhvillohen aktivitete për rindërtimin e tyre tërësor, në mënyrë që ato të bëhen përsëri kënde të pastra, të këndshme dhe të arritshme për të gjithë qytetarët. Kemi detyrim të kujdesemi për atë që kemi trashëguar, t’i japim vlerë të re dhe ta lëmë me krenari për brezat e ardhshëm. Çdo hapësirë e rinovuar është një pjesë tjetër e ruajtur e qytetit tonë” – njoftoi kryetari i Shkupit në rrjetet sociale. Kryetari i Qytetit të Shkupit Gjorgjievski thekson se lulet dhe shërbimet do të ofrohen me çmimet më të përballueshme dhe të drejta, sepse gjesti i bukur duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë.

