Policia e Vlorës në një konferencë për mediat ka zbardhur dinamikën e konfliktit të armatosur të ndodhur në një hotel në Radhimë të Vlorës. Sipas policisë, nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Luan Muça, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria. Lidhur me ngjarjen deri më tani janë arrestuar 5 persona, konkretisht shtetasit: Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë; Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë; Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas Kosovar dhe Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë. Konflikti i armatosur në hotelin në Vlorë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, 5 persona në pranga 3 Shtator, 19:57 Po ashtu janë shpallur në kërkim 6 të tjerë dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

