Lajme Zone
GJKKO kthen në SPAK dosjen “SASPAC”, Gjykata e Posaçme kërkon plotësimin e hetimeve ndaj ish-ministrit Beqaj
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

GJKKO kthen në SPAK dosjen “SASPAC”, Gjykata e Posaçme kërkon plotësimin e hetimeve ndaj ish-ministrit Beqaj

GJKKO nuk e ka kaluar për gjykim dosjen “SASPAC”, ku i pandehur është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ermal Kurtulanit dhe të tjerëve të përfshirë.

GJKKO nuk e ka kaluar për gjykim dosjen “SASPAC”, ku i pandehur është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ermal Kurtulanit dhe të tjerëve të përfshirë. Pas më shumë se një viti seancash paraprake, Gjykata i ka caktuar detyrat prokurorisë duke i lënë afat deri në 30 tetor, raporton Anila Hoxha.

Vendimi përfshin jo vetëm Ilir Beqajn, por edhe të gjithë të pandehurit e tjerë në këtë çështje.

Ilir Beqaj akuzohet për pesë vepra penale, “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”. Top Channel