Lajme Zone
GJKKO ‘i mbyll’ derën medias, reagon Unioni i Gazetarëve: Rregullorja krijon model censure dhe pengon raportimin
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

GJKKO ‘i mbyll’ derën medias, reagon Unioni i Gazetarëve: Rregullorja krijon model censure dhe pengon raportimin

Rregullorja e re e miratuar nga Gjykata e Posaçme parashikon ndryshime për mënyrën se si gazetarët dhe mediat do të ndjekin seancat gjyqësore. Siç përcaktohen në rregullore, përfaqësuesit e mediave do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara zhvillimit të një seance, për të marrë autorizimin e hyrjes në gjykatë. Po ashtu, parashikohet një reduktim i numrit të gazetarëve

Rregullorja e re e miratuar nga Gjykata e Posaçme parashikon ndryshime për mënyrën se si gazetarët dhe mediat do të ndjekin seancat gjyqësore. Siç përcaktohen në rregullore, përfaqësuesit e mediave do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara zhvillimit të një seance, për të marrë autorizimin e hyrjes në gjykatë. Po ashtu, parashikohet një reduktim i numrit të gazetarëve, ndalohen celularët madje edhe kamerat.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar me shqetësim duke e cilësuar shkelje të lirisë së medias dhe raportimit, që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane. UGSH thekson se rregullorja “fikson procedura burokratike penguese për gazetarët, kufizime mbi numrin e gazetarëve dhe rregulla të reja për regjistrimet mediatike dhe praninë në mjediset e institucionit gjyqësor.”

UGSH vëren se kërkesa për autorizim paraprak, siç parashikon rregullorja e re, kushtëzon praninë e mediave dhe e trajton aksesin nga një e drejtë në një leje administrative. “Sipas kësaj procedure, po për seancat e papritura apo zhvillime të befta, kur media nuk mund të përmbushë afatin e përcaktuar në këtë rregullore, a nuk kemi precedentin e kufizimit pengues?! Pika ku përcaktohet kufizimi i gazetarëve, ku mungojnë kriteret përzgjedhëse, cënon parimin e së drejtës së pranisë së seicilës media dhe pluralizmit informues”, shkruan UGSH në reagim.

Referuar Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, UGSH thekson se rregullorja është burim kufizimesh duke e vendosur median në kornizat e një “rreziku për rendin”.

“Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut në nenin 10 përcakton se kufizimet duhet të jenë të parashikueshme dhe të bazuara në kritere të qarta. Pika tjetër e rregullores ku përcaktohet kufizimi i fotografimit dhe regjistrimit, mbart riskun e ndalimeve absolute. Ky komentar, sipas pikëpamjes sonë, është burim kufizimesh shtesë. Njëkohësisht sipas nesh, koncepti i prezumimit të medias si rrezik për rendin, bie ndesh me parimin e publikimit të gjykimit. Në këto dy dokumenta nuk ekziston mekanizmi i ankimit, nëse një gazetar apo media refuzohet, nuk ekziston një procedurë për të kundërshtuar vendimin. UGSH sjell në vëmendje të hartuesve të këtyre dy dokumentave dhe titullarëve të këtij institucioni, se vendime dhe procese pararendëse në institucione të larta eruopiane të drejtësisë, kanë vlefshmëri reference për të mos rënë në shkelje dhe cënime të ligjit themelor dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

UGSH apelon pranë këtij institucioni për rishqyrtimin e këtyre dy dokumentave në kapitujt për marrëdhëniet me mediat. Ne kërkojmë një ndërhyrje redaktuese të menjëhershme”, shkruan UGSH. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm