Lajme Zone
GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen hetimore të Elvis Roshit: T'i saktësohet akuza penale ish-kryebashkiakut
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen hetimore të Elvis Roshit: T'i saktësohet akuza penale ish-kryebashkiakut

Gjyqtarja e posaçme, Rudina Palloj, pasi dëgjoi palët i kërkoi SPAK të saktësojë akuzën teksa më herët, gjykata i dha mundësinë prokurorit që të rregullonte mënyrën se si e kishte ndërtuar akuzën ndaj të pandehurit.

Gjykata e Posaçme ktheu sërish në SPAK dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshit, i akuzuar për shpërdorim detyre. Gjyqtarja e posaçme, Rudina Palloj, pasi dëgjoi palët i kërkoi SPAK të saktësojë akuzën teksa më herët, gjykata i dha mundësinë prokurorit që të rregullonte mënyrën se si e kishte ndërtuar akuzën ndaj të pandehurit. Avokati Andi Skënderi pretendoi se gjetjet e prokurorisë, koha e hetimit dhe finalizimi i akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale LEXO EDHE:I shkaktoi shtetit 33 mln lekë dëm ekonomik, GJKKO i kthen SPAK dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi: Saktëso akuzën Gjykata nuk i arsyetoi detyrat që i la SPAK-ut, po pritet që ato t’i komunikohen palëve me zbardhjen e vendimit Roshi akuzohet se ka abuzuar me detyrën lidhur me dy procedura tenderimi në vitin 2014, njëra prej të cilave për pastrimin e qytetit. Abuzimet u pretemduan nga një audit i kontrollit të lartë të shtetit me dëm ekonomik 33 mln lekë. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. K.M/Shqiptarja.com TAG: rudina palloj Elvis Roshi Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 19% Disi! 3.1% Vota total: 4694 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?