Pas vendimit të GJKKO-së që e la në masën arrest në burg Ergys Agasi do të qëndrojë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.
Ai është transferuar nga Blloku i Sigurisë drejt Elbasanit.
Prej muajsh në arrati, Agasi u arrestua në 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ishte duke lëvizur me automjet. Pas disa orësh, ai u shoqërua për në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Së bashku me Agasin, në makinë ka qenë edhe Ulian Shpataraku. Agasi është nën hetim që prej vitit 2025, e ndaj tij rëndojnë dyshime për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grup i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Kujtojmë se Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua pak kohë më parë në Francë, akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe “manipulim me tenderët” e ASHKI-t. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ergys Agasigjkko

