Burgu i Bradasheshit & Agasi Pas tetë muajsh në arrati, gjatë të cilëve dyshohet se lëvizi mes Elbasanit dhe Durrësit, Ergys Agasi do të mbahet në paraburgimin e Bradasheshit. Pikërisht në Elbasan u lokalizua nga autoritetet, përpara se të arrestohej në zonën e Plepave. Ergys Agasi “rikthehet” në Elbasan, por këtë herë jo si një person në arrati. I cilësuar si “koordinatori i krimit”, ai do të transferohet në paraburgimin e Bradasheshit, ku do të qëndrojë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Vendimi e çon Agasin pikërisht në zonën ku u lokalizua në ditët e fundit të arratisë së tij. Të dhënat e siguruara pas arrestimit treguan se autoritetet kishin rënë në gjurmët e tij në Elbasan, ndërsa kishte dyshime se gjatë muajve që i fshihej drejtësisë kishte qëndruar dhe lëvizur mes këtij qyteti dhe Durrësit.
Agasi u arrestua më 26 gusht, pas më shumë se tetë muajsh në kërkim. Ai kërkohej që prej dhjetorit 2025, kur Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t. Gjatë operacionit të zhvilluar në atë kohë, kontrollet në ambientet e lidhura me të nuk çuan në kapjen e tij. 'Shofer personal' i Ergys Agasit, Uljan Shpataraku del sot para GJKKO
29 Gusht, 09:21 Për muaj me radhë pati pikëpyetje nëse Agasi ishte larguar jashtë Shqipërisë apo vazhdonte të fshihej brenda vendit. Elbasani ishte një nga zonat që u përmend vazhdimisht, ndërsa zhvillimet që çuan në arrestimin e tij forcuan pikërisht pistën e qëndrimit brenda territorit shqiptar.
SPAK bëri të ditur pas arrestimit se BKH dhe strukturat e specializuara të Policisë kishin punuar prej disa javësh për lokalizimin e tij. Agasi u identifikua në Elbasan dhe më 26 gusht u nis me automjet në drejtim të Durrësit.
Forcat e angazhuara në operacion e ndoqën lëvizjen e tij, ndërsa ndërhyrja për arrestimin u krye në hyrjen jugore të Durrësit, në zonën e Plepave. Në automjet Agasi ishte pasagjer, ndërsa drejtues ishte ish-punonjësi i Policisë Uljan Shpataraku, i cili u arrestua në flagrancë për “përkrahje të autorit të krimit”. CV-ja e zezë e Ergys Agasit/ Nga “koordinator i krimit” te 7 akuzat e SPAK, pengmarrja dhe vera 1.4 milionë euro
26 Gusht, 22:03 Të dhënat e bëra publike pas kapjes hodhën më shumë dritë edhe mbi tetë muajt gjatë të cilëve Agasi arriti t'i shmangej ekzekutimit të masës së sigurisë. Dyshimet janë se ai nuk ishte larguar nga vendi, por kishte qëndruar kryesisht mes Elbasanit dhe Durrësit.
Një ditë më parë, GJKKO la në fuqi ndaj tij masën “arrest në burg”. Agasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimit për aferat e dyshuara me tenderët e AKSHI-t.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij disa akuza, që lidhen mes të tjerash me grupin e strukturuar kriminal, shkeljen e barazisë në tendera, konkurrencën e paligjshme dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. agasi bradashesh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike 'Shofer personal' i Ergys Agasit, Uljan Shpataraku del sot para GJKKO 29 Gusht 2026, 09:2509:25Kronike RENEA zbarkon në Korçë për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë, rrethohet pallati 29 Gusht 2026, 09:0209:02Kronike Makina e Policisë goditet nga një automjet në Kamëz, lëndohen dy efektivë 29 Gusht 2026, 07:1207:12Kronike Aksident në Kuç të Vlorës, përplasen dy makina; plagoset një person 28 Gusht 2026, 19:0719:07Kronike Vodhi 27 milionë lekë te xhaxhai, si ra Leonardo Sinani në kurthin e policisë! 28 Gusht 2026, 15:1215:12Kronike Vrasja e Esma Meços në Greqi, flet kushërira: E dinim që abuzohej, flisnim fshehurazi në telefon 28 Gusht 2026, 13:5313:53Kronike

