Lajme Zone
GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re, i trajton gazetarët si të dyshuar! Të pezullohet zbatimi dhe të zhvillohen konsultime
Të tjeraReport TV

GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re, i trajton gazetarët si të dyshuar! Të pezullohet zbatimi dhe të zhvillohen konsultime

TIRANË- Organizata Reporterët Pa Kufij i bashkohet shqetësimeve të ngritura për rregulloren e re të GJKKO-së që censuron mediat. Në një reagim për Report Tv, Reporterët Pa Kufij thonë se me rregulloren e re, gazetarët trajtohen si persona të dyshuar dhe bëjnë thirrje që rregullorja të pezullohet. Sipas tyre, duhet të nisë konsultimi me shoqatat e gazetarëve dhe palët e tjera të interesuara. “Jemi

TIRANË- Organizata Reporterët Pa Kufij i bashkohet shqetësimeve të ngritura për rregulloren e re të GJKKO-së që censuron mediat. Në një reagim për Report Tv, Reporterët Pa Kufij thonë se me rregulloren e re, gazetarët trajtohen si persona të dyshuar dhe bëjnë thirrje që rregullorja të pezullohet. Sipas tyre, duhet të nisë konsultimi me shoqatat e gazetarëve dhe palët e tjera të interesuara. “Jemi të shqetësuar që rregullorja e brendshme i trajton gazetarët apriori si të dyshuar, duke vendosur një ndalim të përgjithshëm dhe duke mos lejuar masa proporcionale të vlerësuara rast pas rasti. Ne mbështesim plotësisht kërkesën e shoqatave të gazetarëve në Shqipëri për të pezulluar zbatimin e kësaj rregulloreje dhe për ta amenduar atë mbi bazën e një konsultimi me shoqatat dhe palët e tjera të interesuara. Sa u përket standardeve evropiane, ndërsa disa vende lejojnë regjistrimin audio ose video të seancave gjyqësore, të tjera e ndalojnë rreptësisht atë për të mbrojtur integritetin dhe përqendrimin e procesit gjyqësor (siç është rasti i Francës, për shembull).” LEXO edhe...Laboratori i kokainës në Frakull/ U dënua me 14 vite burg nga GJKKO, ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri ‘kimisti’ Saimir Rosales Rodriguez lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al Reporteret pa Kufij GJKKO rregullorja e GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 59.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 2303 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?