Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në zonën e njohur si Subash. Në përplasjen rrugore janë përfshirë tre automjete. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, ata kanë pësuar dëmtime të lehta.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar se si ndodhi aksidenti dhe cilët ishin faktorët që çuan në përplasjen e tre mjeteve.
Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur Subash, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Ata po marrin ndihmën e specializuar mjekësore. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

