Nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë kanë bojkotuar mësimin, në një zhvillim që vjen pas protestës së gjatë të studentëve një ditë më parë. Gjimnazi “Partizani” i bashkohen protestës Pas studentëve, protestës qytetare kundër qeverisë i janë bashkuar këtë të mërkurë edhe gjimnazistë. Nxënës të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet kanë bojkotuar mësimin si dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën “Tafaj”. Gjimnazi “Partizani” në protestë Nxënësit u kanë vendosur flakën edhe koshave të mbeturinave.
Gjimnazistët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë studentët protestuan para Ministrisë së Arsimit, ku gjatë demonstratës u shënuan përplasje të dhunshme me policinë. Protestuesit hodhën sende drejt godinës dhe dëmtuan rrethimin e saj, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë të paktën 23 protestues u shoqëruan dhe 7 të tjerë morën trajtim mjekësor në spital. Nga sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi. Protagonistë me ishin grupe protestuesish me fytyra të mbuluara, të kamufluar si studentë.
Protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit, e thirrur si një tubim studentor. Pas një ore, situata u përshkallëzua, kur persona me fytyra të mbuluara nisën të hidhnin gurë, vezë, molotovë dhe pllaka trotuari drejt godinës. Ata shkulën kangjellat, dëmtuan portën dhe thyen xhamat e Ministrisë, ndërsa një grup arriti të hynte në oborr.
Policia ndërhyri me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe ujë për të shpërndarë turmën, por përplasjet vijuan në disa zona të kryeqytetit. Në Rrugën e Durrësit u sulmua një biznes financiar, ndërsa në rrugë u dogjën kosha mbeturinash.
Gjthuashtu disa protestues të maskuar hynë edhe në godinën e Bashkisë së Tiranës, ku thyen objekte dhe ndezën flakadanë. Në orët e fundit, grupe të vogla vijuan aktet e dhunës te Pazari, Rruga e Barrikadave, Brryli dhe pranë Prokurorisë së Tiranës.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është ngritur një grup i posaçëm që do të analizojë të gjitha veprimet e efektivëve, nga fillimi deri në përfundim të protestës. Protesta e studentëve, zbardhen emrat e 16 të arrestuarve; 49 persona të tjerë nën hetim 14 Tetor, 10:11 gjimnazi “partizani” në protestë 1111 1 sgsgsgsgssgdghdhdthdhdtedth Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Revolta studentore në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë tregon si është gjendja e të plagosurve 14 Tetor 2026, 10:0610:06Aktualitet Protestuesit sulmuan ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë, Ministria e Jashtme: Dënojmë dhunën, të zbardhet ngjarja! 14 Tetor 2026, 08:4508:45Aktualitet Pse miliardat e shpenzuara për sigurinë nuk po e mbrojnë Arabinë Saudite nga Huthët? 14 Tetor 2026, 08:2008:20Aktualitet “Shqipëria ishte kukull e Jugosllavisë”/ Dokumentet e CIA-s zbulojnë prapaskenat e regjimit të Enver Hoxhës 14 Tetor 2026, 07:5607:56Aktualitet Reuters jehonë protestës në Tiranë: Studentët duan arsim dhe kushte më të mira jetese 14 Tetor 2026, 07:5507:55Aktualitet Të plagosurit në protestë, reagon shefi i Urgjencës te Trauma: Nuk ka asnjë të intubuar dhe humbje jete 14 Tetor 2026, 07:2407:24Aktualitet

