Lajme Zone
Gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit pas aksidentit në minierën e Bulqizës
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit pas aksidentit në minierën e Bulqizës

Është gjetur dhe nxjerrë trupi i pajetë i një 40-vjeçari, i cili humbi jetën pas një aksidenti gjatë procesit të punës në zonën e Tërnovës së Madhe, në bashkinë Bulqizë.

Është gjetur dhe nxjerrë trupi i pajetë i një 40-vjeçari, i cili humbi jetën pas një aksidenti gjatë procesit të punës në zonën e Tërnovës së Madhe, në bashkinë Bulqizë. Sipas informacionit zyrtar të policisë, kërkimet intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik bënë të mundur gjetjen e viktimës, e cila kishte mbetur e bllokuar nga materiali i kromit pasi kishte rënë në një furnel. Viktima, me inicialet I. K., banues në Klos, do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.