Një person (shtetas i Shqipërisë) është gjetur pa shenja jete.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 01:20, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

