Lajme Zone
Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe.

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 15:20, në një arë është gjetur trupi i pajetë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Boriçin e Madh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë zjarri. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel