Lajme Zone
Gjendet i vrarë një shtetas francez në Ksamil/ Autori në arrati, grupi hetimor në vendngjarje
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Gjendet i vrarë një shtetas francez në Ksamil/ Autori në arrati, grupi hetimor në vendngjarje

Një i ri francez është gjetur i vrarë para një lokali në Ksamil. 20-vjeçari dyshohet se u qëllua me mjet prerës nga një 29-vjeçar shqiptar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Një i ri francez është gjetur i vrarë para një lokali në Ksamil.

20-vjeçari dyshohet se u qëllua me mjet prerës nga një 29-vjeçar shqiptar, i cili është larguar nga vendngjarja. Viktima është identifikuar si Miguel Mendes. Autori Sokrat Vata dyshohet se e qëlloi francezin me thikë gjatë natës pas një konflikti për motive të dobëta. Ksamil/Informacion paraprak Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb