Lajme Zone
Gjendet i vdekur në dush 49-vjeçari në burgun e Reçit
Të tjeraJOQ Albania

Gjendet i vdekur në dush 49-vjeçari në burgun e Reçit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e burgut të Reçit, ku një i dënuar 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e burgut të Reçit, ku një i dënuar 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

I dënuari është identifikuar si Agron Llapushi, i cili u gjet i pajetë në zonën e dusheve të institucionit të ekzekutimit të veprave penale.

Llapushi po vuante një dënim prej 24 vitesh e 4 muaj burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015.

Sipas të dhënave fillestare, 49-vjeçari kishte pasur kontakte mjaft të rralla me familjarë apo të afërm gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, ku rezulton të ketë kryer vetëm dy takime, përkatësisht në vitin 2023 dhe në vitin 2025, ndërsa gjatë pjesës tjetër të periudhës nuk ka pasur vizita.

Autoritetet e burgut dhe grupi hetimor kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.