Lajme Zone
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjashtë minuta duartrokitje në lamtumirën e Franco Baresit, 'kapitenit të pavdekshëm' të Milanit! Baggio, Maldini dhe shokët e skuadrës derdhën lot (VIDEO)


MILANO - Mijëra tifozë të Milanit dhe shumë emra të mëdhenj të futbollit i dhanë sot në drekë lamtumirën e fundit Franco Baresit, legjendës së futbollit italian (dhe Milanit) që u nda nga jeta më 31 korrik në moshën 66-vjeçare pas problemeve me mushkërinë. Arkivoli i ish-kapitenit të Milanit mbërriti pak para orës 11:00 përpara Bazilikës së Shën Ambrozit, mes një atmosfere të mbushur me emocion. T

MILANO - Mijëra tifozë të Milanit dhe shumë emra të mëdhenj të futbollit i dhanë sot në drekë lamtumirën e fundit Franco Baresit, legjendës së futbollit italian (dhe Milanit) që u nda nga jeta më 31 korrik në moshën 66-vjeçare pas problemeve me mushkërinë. Arkivoli i ish-kapitenit të Milanit mbërriti pak para orës 11:00 përpara Bazilikës së Shën Ambrozit, mes një atmosfere të mbushur me emocion. Tifozët e pritën me një kor prekës duke kënduar: "Ka vetëm një kapiten." LEXO edhe...Koha kalon, kërkesat mbeten të larta! Pse Vlahovic dhe Kessie mund të lënë në pritje Juventusin Në emër të Milanit ishin të pranishëm pronari Gerry Cardinale dhe presidenti Paolo Scaroni, të cilët u pritën me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve. Gjithashtu morën pjesë edhe dy futbollistët e skuadrës së parë që kanë mbetur në Itali, Santiago Giménez dhe Christian Pulisic. Pjesa tjetër e ekipit ndodhet në grumbullim në Perth (Australi), nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala, ministri italian i Sportit, Andrea Abodi, presidenti i Lega Serie A, Ezio Maria Simonelli, si dhe presidenti i Interit, Beppe Marotta. Të shumtë ishin edhe ish-bashkëlojtarët e Baresit, mes tyre Marco van Basten, Daniele Massaro, Paolo Maldini apo Roberto Baggio, të cilët mbajtën arkivolin. Gjashtë ish-lojtarë e shoqëruan atë gjatë hyrjes në bazilikë dhe gjashtë të tjerë gjatë daljes. Një moment veçanërisht prekës ishte leximi i Ungjillit nga Giuseppe "Beppe" Bergomi, rivali historik i Baresit në fushë, por mik i ngushtë i tij jashtë saj. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të Real Madridit dhe Barcelonës. Ndërsa Zlatan Ibrahimovic mungoi për arsye krejtësisht personale. Udhëtimi i fundit i Franco Baresit - Rreth orës 12:10, makina mortore u largua nga sheshi përpara Bazilikës së Shën Ambrozit, e shoqëruar nga policia lokale. Kështu nisi udhëtimi i fundit i Franco Baresit. Familja ka vendosur që trupi i tij të digjet. Ceremonia përfi mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të tifozëve. Ata e përshëndetën me duartrokitje që zgjatën për gjashtë minuta dhe me thirrjen: "Ti do të jetosh përgjithmonë Franco Baresi". Banderola të shumta ishin vendosur nga tifozët në sheshin përpara Bazilikës. Ndër to thuhej, 'Legjendë e pavdekshme, flamur i papërsëritshëm që nuk do të pushojë kurrë së valëvituri. Lamtumirë, Kapiten.' Kurora të shumta me lule në nder të legjendës - Jashtë kishës ishin vendosur rreth 20 kurora me lule, dërguar nga institucione dhe personalitete të ndryshme. Mes tyre spikatnin kurorat e FIFA-s dhe të Gordon Singer, ish-pronarit të Milanit përmes fondit Elliott Management, si dhe të drejtuesve aktualë të klubit. Në emër të Federatës Italiane të Futbollit mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm, Marco Brunelli. Presidenti i FIGC, Giovanni Malagò, ndodhet jashtë vendit, por të premten, sapo mori lajmin për vdekjen e Baresit, udhëtoi menjëherë drejt Milanos për t'i shprehur ngushëllimet familjes. Të pranishëm kanë qenë ish-futbollistë si Mauro Tassotti, Alberico Evani, Filippo Galli, Nevio Scala, Angelo Colombo, Marco Simone, Clarence Seedorf, Roberto Baggio, Riccardo Montolivo etj. Në ceremoni ishte edhe administratori i ri i deleguar i Milanit, Massimo Calvelli. Prezent ishte edhe ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare. Share Ora 12:50 Igli Tare i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së Franco Baresit Qëndroi vetëm një vit si drejtori sportiv i Milanit, por Igli Tare ia doli të krijojë një lidhje të fortë me botën kuqezi. Tare ishte i pranishëm sot në ceremoninë e lamtumirës për Franco Baresin, mbajtur në Milano. Ish-drejtuesi shqiptar reagoi të premten e 31 korrikut kur Baresi mbylli sytë në moshën 66-vjeçare, duke thënë se ishte nder që e njohu. "Lamtumirë legjendë, ishte nder i madh që të njoha. Pusho në paqe!", shkruante Igli Tare në 'Instagram'. Share S.Dh/ReportTv.al itali milano Franco Baresi Milan Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.9% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.9% Vota total: 5212 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?