Egnatia dhe Celje kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Championd League, duke barazuar me rezultatin e bollshëm 3-3 në stadiumin e Rrogozhinës.
Kampionët e Shqipërisë e nisën sfidën mjaft mirë dhe kaluan të parët në avantazh që në minutën e 7-të, pas goditjes së Eneo Bitrit që u devijua nga Daniel.
Skuadra sllovene barazoi shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë me Kvesic, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë përmbysi gjithçka përmes Kucys në minutën e 54-t.
Përgjigja e Egnatias erdhi sërish vetëm katër minuta më vonë, falë një goli fantastik të shënuar nga Fernando.
Ndeshja vijoi me ritëm të lartë kur Kvesic realizoi golin e tij të dytë personal duke kaluar sërish Celjen në epërsi për 2-3.
Mirëpo, rrogozhinasit nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin përfundimtar në minutën e 78-të pas një goditjeje precize nga Diabate.
Me këtë barazim gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 28 korrik në Slloveni. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

