Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për tokat dhe duke kërkuar largimin e qeverisë. “Gjaku në gju të shkojë, ai tokat tona nuk i merr”, u shpreh ajo, duke kundërshtuar marrjen e tokave që, sipas saj, u përkasin qytetarëve. Ajo akuzoi persona të ardhur nga jashtë se kanë përfituar sipërfaqe të mëdha toke në Fier. “Kanë ardhur nga Dubai e kanë marrë nga 50 dynym tokë. Nuk janë më të mençur se ne. Ky shtet është qelbur, të shporren një sahat e më parë, ta marrë rinia dhe kush është më i mençur”, deklaroi qytetarja. Në fund, ajo u shpreh se protesta po merr gjithnjë e më shumë përmasa.
“Protesta sa vjen e bëhet më e fortë”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
