Lajme Zone
Gianni Infantino braktiset edhe nga krahu i djathtë, Mattias Grafstrom letër punonjësve të FIFA-s: Individët shkojnë e vijnë
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gianni Infantino braktiset edhe nga krahu i djathtë, Mattias Grafstrom letër punonjësve të FIFA-s: Individët shkojnë e vijnë

Gianni Infantino përballet me presion në rritje brenda FIFA-s pas dështimit të planit të tij për shitjen e 20 për qind të të drejtave komerciale të Botërorit te privati. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, është shtuar edhe më shumë nga brenda vetë organizatës, pasi sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, e cilësoi planin e braktisur për shitjen e aksioneve të turn

Gianni Infantino përballet me presion në rritje brenda FIFA-s pas dështimit të planit të tij për shitjen e 20 për qind të të drejtave komerciale të Botërorit te privati. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, është shtuar edhe më shumë nga brenda vetë organizatës, pasi sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, e cilësoi planin e braktisur për shitjen e aksioneve të turneve të Kupës së Botës si një "seri ngjarjesh të trishtueshme dhe të dënueshme", në një e-mail të brendshëm drejtuar stafit. LEXO edhe...Conference League/ Dinamo sfidon sot Audan në Riga, Ilir Daja: Kualifikimi vendoset në Shqipëri! Vila: Ky është momenti ynë Zyrtari suedez, një nga drejtuesit më të lartë të FIFA-s, nuk e përmendi Infantinon me emër, por në mesazhin e tij theksoi se, megjithëse situata që ka përfshirë FIFA-n është "e vështirë për t'u kuptuar dhe pranuar", duhet mbajtur parasysh se "individët, momentet e paqëndrueshme dhe episodet e këqija shkojnë e vijnë." Ky e-mail, i raportuar fillimisht nga Sky News, shihet si një tjetër sinjal i pakënaqësisë në rritje brenda FIFA-s. Edhe Arsene Wenger, drejtori i zhvillimit global të futbollit në FIFA, deklaroi se vendimi i Infantinos për të tërhequr planin e shitjes ishte "absolutisht i nevojshëm dhe i padiskutueshëm." Ish-trajneri i Arsenalit tha se nuk kishte qenë në dijeni të projektit përpara se mediat të zbulonin se FIFA po shqyrtonte mundësinë e shitjes së aksioneve në kompeticionet e saj tek investitorë privatë. Sipas Wenger, FIFA duhet t'i shërbejë futbollit me "përkushtim, transparencë dhe integritet." Infantino tashmë po lufton për të ruajtur postin, pasi deklarata e mosbesimit e UEFA-s të shtunën u pasua nga reagime të federatave të ndryshme kombëtare, të cilat kanë filluar të tërheqin publikisht mbështetjen ndaj presidentit të FIFA-s. Pas Federatës së Futbollit të Uellsit dhe Finlandës, edhe Federata Angleze e Futbollit (FA) pritet të dalë publikisht me të njëjtin qëndrim. Kundërshtimi i UEFA-s ndaj planit të Infantinos është mbështetur gjithashtu nga dy konfederata të tjera të mëdha; AFC (Azia) dhe CONCACAF (Amerika e Veriut, Qendrore dhe Karaibet). UEFA shqyrton veprime ligjore - UEFA ka konfirmuar se ka humbur besimin te drejtimi i Infantinos, pasi ai u tërhoq nga plani i tij vetëm pas reagimeve të forta. Organi qeverisës i futbollit evropian e ka cilësuar projektin si një "marrëveshje të turpshme të bërë në prapaskenë." Ndërkohë, UEFA i ka dërguar një letër zyrtare Infantinos, duke e njoftuar se po shqyrton aktivisht ndërmarrjen e veprimeve ligjore lidhur me këtë çështje. Në letër, FIFA-s dhe Infantinos u kërkohet që "të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar, gjetur dhe ruajtur çdo dokument dhe informacion elektronik" që lidhet me projektin e diskutueshëm. Thirrje për dorëheqje - Brenda botës së futbollit po shtohen thirrjet që Gianni Infantino të japë dorëheqjen. Megjithatë, sipas situatës aktuale, ai synon të kandidojë sërish për president të FIFA-s në zgjedhjet e marsit 2027. Nga ana e saj, UEFA ka bërë të ditur se "asnjë opsion nuk duhet të përjashtohet" për sa i përket së ardhmes së Infantinos, duke lënë të kuptohet se edhe një mocion mosbesimi ndaj tij mbetet një mundësi reale. S.Dh/ReportTv.al Mattias Grafstrom Arsene Wenger uefa FIFA Gianni Infantino Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.9% Vota total: 5262 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?