Lajme Zone
Gazetari kundër projektit për kompaninë e re të shëndetësisë: Qeveria të tregojë modelin në BE
PolitikëPolitiko

Gazetari kundër projektit për kompaninë e re të shëndetësisë: Qeveria të tregojë modelin në BE

Gazetari Osman Stafa ka ngritur dyshime mbi projektligjin e qeverisë për krijimin e një kompanie të re shtetërore në sektorin e shëndetësisë. Në një postim në rrjetet sociale, Stafa e cilëson atë si një “superkompani” dhe i kërkon qeverisë të tregojë nëse ekziston një model i ngjashëm në një prej vendeve të Bashkimit Europian. Sipas tij, kompania e propozuar nuk do të kufizohet vetëm te blerja e i

Gazetari Osman Stafa ka ngritur dyshime mbi projektligjin e qeverisë për krijimin e një kompanie të re shtetërore në sektorin e shëndetësisë. Në një postim në rrjetet sociale, Stafa e cilëson atë si një “superkompani” dhe i kërkon qeverisë të tregojë nëse ekziston një model i ngjashëm në një prej vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas tij, kompania e propozuar nuk do të kufizohet vetëm te blerja e ilaçeve, por do të ketë një sërë funksionesh që përfshijnë planifikimin e nevojave, zhvillimin e tenderëve, negocimin e çmimeve, blerjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore, magazinimin dhe shpërndarjen e tyre.

Stafa thekson gjithashtu se projektligji i jep kompanisë kompetenca për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore dhe menaxhimin e rezervës strategjike.

Por, sipas gazetarit, kompetencat nuk përfjnë këtu. Ai ngre si çështje për diskutim edhe mundësinë që kompania të krijojë shoqëri të tjera, të hyjë në sipërmarrje të përbashkëta me subjekte private dhe të marrë në përdorim ose administrim pasuri shtetërore.

Duke iu referuar këtyre kompetencave, Stafa kërkon që qeveria të bëjë të qartë modelin europian që ka shërbyer si referencë për këtë projektligj.

Postimi:

Superkompania në shëndetësi. Qeveria të na tregojë një model në Europë.Qeveria po propozon krijimin e një kompanie të re shtetërore që do të marrë në dorë një pjesë shumë të madhe të shëndetësisë publike.Dhe kam një pyetje shumë të thjeshtë:Në cilin vend të Bashkimit Europian ekziston një kompani shtetërore me kaq shumë pushtet të përqendruar në një dorë?Çfarë po krijojmë ne? Sipas projektligjit, kompania shqiptare nuk do të merret vetëm me blerjen e ilaçeve.Ajo do të planifikojë nevojat, do të bëjë tenderët, do të negociojë çmimet, do të blejë barna dhe pajisje, do t'i magazinojë dhe shpërndajë, do të mirëmbajë pajisjet mjekësore dhe do të menaxhojë rezervën strategjike.Por nuk mbaron këtu. Do të mund të krijojë kompani të tjera. Do të mund të hyjë në biznes dhe sipërmarrje të përbashkëta me privatët. Do të mund të marrë në përdorim apo administrim pasuri shtetërore.Dhe, me miratimin e qeverisë, pasuritë shtetërore mund të përdoren edhe si garanci, kolateral apo hipotekë për financime.Atëherë pyetja ime është:Na tregoni modelin europian që po ndiqni. Na tregoni një kompani shtetërore europiane së cilës i janë dhënë bashkë këto kompetenca: tenderët e barnave, pajisjet mjekësore, magazinat, shpërndarja, mirëmbajtja, shërbimet mbështetëse, kompanitë bija, partneritetet me privatët dhe përdorimi i pasurisë shtetërore si kolateral.Shëndetësia shqiptare nuk ka nevojë për një tjetër qendër pushteti.Ka nevojë që ilaçi të jetë në spital, pajisja të punojë dhe çdo qindarkë e pacientëve dhe taksapaguesve të jetë e kontrollueshme.Prandaj, para se ky projektligj të miratohet, qeveria duhet të përgjigjet: Cili është modeli europian që po kopjojnë? Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm