Gazetari Elton Qyno ka denoncuar në polici se gjatë së enjtes është sulmuar nga Rosela Nallbati, bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm. Denoncimi është bërë në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në Tiranë. Qyno ka deklaruar se ka qenë duke kaluar pranë një spitali privat, kur një grua, fillimisht e panjohur për të, e ka goditur me telefonin celular që mbante në dorë. LEXO edhe...Reforma Territoriale/ Tabaku kritikon planin e PS-së për shkrirjen e 15 bashkive: Po vendosin interesin politik mbi qytetarët, do të dështojë sërish! Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi si të dyshuar Rosela Nallbatin dhe e shpalli në kërkim për veprën penale “goditja për shkak të detyrës”. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se "specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. Q., me profesion gazetar, shpallën në kërkim dhe vijojnë punën për kapjen e shtetases R. N., 33 vjeçe, banuese në Tiranë" -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al elton qyno Florenc Çapja Rosela Nallbati Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 61.1% I gabuar 31.3% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 2201 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

