Lajme Zone
Gaz lotsjellës nënës me djalin me autizëm, Rama fajëson protestuesit: E p*rdhunuan dhe e përdorën
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Gaz lotsjellës nënës me djalin me autizëm, Rama fajëson protestuesit: E p*rdhunuan dhe e përdorën

Pamjet e një nëne që përpiqej të mbronte djalin e saj me spektër autizmi nga uji me piper i hedhur nga policia gjatë protestës para Kuvendit nuk kanë kaluar pa u komentuar sot edhe nga kryeministri Edi Rama. Por, në vend që të ndalej te ndërhyrja e policisë, kryeministri Edi Rama zgjodhi të sulmojë protestuesit, duke i akuzuar se e përdorën gruan dhe fëmijën si "mburojë", madje bëri një krahasim m

Pamjet e një nëne që përpiqej të mbronte djalin e saj me spektër autizmi nga uji me piper i hedhur nga policia gjatë protestës para Kuvendit nuk kanë kaluar pa u komentuar sot edhe nga kryeministri Edi Rama. Por, në vend që të ndalej te ndërhyrja e policisë, kryeministri Edi Rama zgjodhi të sulmojë protestuesit, duke i akuzuar se e përdorën gruan dhe fëmijën si "mburojë", madje bëri një krahasim me "manualin e terroristëve" që, sipas tij, përdorin civilët për të përfituar nga pasojat e përplasjeve.

“Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për t kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët ng atë verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese. Në fund të endekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. E futën në rrjet, dhe më pas e lanë në fatin e saj dhe u nisën për te mikrofoni në Bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish përtop të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor.”, tha ai. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm